
Pamjet tronditëse të kamerave të trupit kanë kapur momentin kur oficerët e policisë në Kaliforni shpëtuan një foshnjë që kishte mbetur vetëm në një makinë të mbinxehur.
Incidenti ndodhi më 17 qershor në qytetin e Corona, kur policia mori një telefonatë për një foshnjë të lënë vetëm në një automjet me motorin e fikur dhe dritaret e ulura. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, e gjetën fëmijën në sediljen e pasme në rrezik të dukshëm. Ata thyen dritaren për ta liruar.
Policia përdori një levë për të thyer xhamin e shoferit për të hapur derën dhe për të liruar foshnjën. Temperatura brenda automjetit kishte arritur në 43 gradë Celsius. Menjëherë pas kësaj, ata nxituan ta freskonin dhe ta qetësonin foshnjën, duke e mbajtur në krahë dhe duke i përkëdhelur shpinën.
Identiteti i prindërve nuk është bërë i ditur.
Mbetet e paqartë se sa kohë foshnja u la vetëm dhe nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me prindërit.
Departamenti i policisë publikoi videon e shpëtimit, duke dashur të paralajmërojë qytetarët për rrezikun vdekjeprurës të lënies së fëmijëve në makina, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të vitit.
Top Channel