Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira dhe këtë e tregojnë dhe shifrat e INSTAT, në vitin 2024 numri deleve ka rënë më 2.5 % krahasuar me vitin 2023.

Kështu në Shqipëri gjithsej ka 1 milion e 177 mijë krerë nga 1 mln e 206 mijë dele që kishte një vit më parë, gjithashtu edh numri dhive ka pësuar një rëni me 3.9% nga 640 mijë dhi numri i tyre ka vajtur në 615 mijë krerë.

Por më pozitive duket situate tek numri i gjedhëve ku në Shqipëri për këtë vit kemi 9 mijë krerë lopë më tepër, ose 3.3% më shumë. Nëse sektori i blegtorisë vazhdon me këtë trend, sipas eksperteve stallat e bagëtive do të vazhdojnë të mbyllen.

“Po shkon drejt shuarjes dhe kërkon një strategji kombëtare duke u bazuar në eksperiencat më të mirë që janë jashtë vendit”, tha Xhelil Koleci-mjek veterinar.

Këto shifra tregojnë se subvencionimi lek për kokë nuk është i mjaftueshëm për të bindur fermerët që të mbarështojnë dele dhe dhi.

“Së pari duhet ta shohim bujqësinë në kontekstin e një zhvillimi rural të vazhdueshëm, çfarë do të thotë kjo. Ajo që kërkon sot fermeri që jeton ë ato zona është shërbimi shëndetësor, jeta sociale dhe infrastruktura rurale. Ka ardhur koha që t’i mendojmë seriozisht këto”, deklaroi eksperti i bujqësisë, Noc Fasllia.

Bujku nuk po e sheh blegtorinë si një aktivitet tregtar, edhe ato pak krerë që kanë mbetur në stalla po mbahen prej njerëzve të fshatit për të plotësuar nevojat e tyre familjare e mish e bulmeti, por këto familja nuk kanë qumësht për të tregtuar në industri.

“Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së kostove të prodhimi bujqësor. Çmimi i ushqimeve në blegtori është rritur 3-4 herë. Rritja e ndjeshme e kostos me gati dy fish e ka bërë produktit blegtoria jo konkurrues me ato që vijnë nga vendet e rajonit”.

Po çfarë do të thotë të jesh i varur nga qumështi i importit që vjen nga Serbia?

“Është humbje e gjithanshme në punësim, plehërim, fertilizim kanë një humbje të gjithanshme nëse e dukshme është që kemi humbur 10 lek, të padukshme janë 30-5- lekë, është shumëdimensionale”, deklaroi mjeku veterinar, Xhelil Koleci.

I vetmi sektor që po njeh rritje për çdo vit është bletaria, ku numri i koshereve është rritur me 13.2% nga 519 mijë që kishim në vitin 2023, një vit më pas numri i familjeve të bletëve ka shkuar në 587 mijë e pavarësisht kësaj numri i këtyre koshereve nuk mjafton për të plotësuar nevojat e brendshme për mjaltë.

Top Channel