Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore
Barcelona është gati t’i besojë një nga simbolet më të shenjta të historisë së saj një talenti që premton shumë për të ardhmen.
Lamine Yamal, ylli 16-vjeçar i “blaugranave” dhe i Spanjës, pritet të marrë fanellën me numër 10 për sezonin e ri, një numër që përfaqëson më shumë sesa thjesht një shifër në shpinë.
Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit nuk kanë asnjë dyshim: Yamal është gati të mbajë peshën e një trashëgimie të madhe, atë të numrit 10, të veshur ndër vite nga legjenda si Ronaldinho, Rivaldo dhe mbi të gjitha Lionel Messi.
Deri tani këtë fanellë e mbante Ansu Fati, i cili nuk arriti të përballojë presionin që vjen me këtë përgjegjësi dhe tani është pranë transferimit te Monaco.
Barcelona do të prezantojë fanellën e re të sezonit 2025-26 më 2 korrik, por njoftimi zyrtar për Yamal si numri i ri 10 do të vijë pak më vonë. Klubi dhe lojtari kanë rënë dakord ta bëjnë publike këtë ngjarje gjatë një momenti me impakt më të madh mediatik – pikërisht më 13 korrik, ditën kur Yamal mbush 18 vjeç dhe kur skuadra e Hansi Flick nis përgatitjet për sezonin e ri.
Ky ndryshim numri nuk është i rastësishëm. Ashtu si Messi dikur, Yamal e nisi me fanellën me numrin 19 dhe tani, në moshën madhore, është gati për hapin e madh. Pozicioni në fushë, këmbën e majtë, formimin në La Masia – çdo detaj e lidh me ikonën argjentinase. Tani i mbetet vetë Yamal të tregojë në fushë nëse ky paralelizëm është thjesht simbolik apo ogur për një karrierë të jashtëzakonshme.
Top Channel