
Një vajzë 18-vjeçare shtatzënë u vra nga i fejuari i saj në Stamboll.
Vajza ishte abuzuar seksualisht para fejesës dhe kishte mbetur shtatzënë. 18-vjeçarja Oya Budak ishte 5.5 muajshe shtatzënë kur u qëllua me armë zjarri.
Oya ishte e fejuar me Sametin 19-vjeçar dhe, sipas dha.com.tr, ajo u abuzua seksualisht dhe mbeti shtatzënë. Kur 19-vjeçari u informua për shtatzëninë, ai e anuloi fejesën.
Bebeğiyle birlikte katledildi!
Sarıyer'de 6 ay önce cinsel istismara uğrayıp hamile kalan 18 yaşındaki Oya Budak, eski nişanlısı tarafından tabancayla vuruldu. Oya Budak, kaldırıldığı hastanede karnındaki bebeği ile birlikte yaşamını yitirdi. https://t.co/NWEFX8VWhf pic.twitter.com/zNEBgAttlK
— Ekol TV (@ekoltvv) June 26, 2025
Sarıyer'de, eski nişanlısı 18 yaşındaki Oya Budak’ı öldüren katil zanlısı, emniyetteki işlemlerinin ardından adliyeye sevk edildi.
Muhabirimizin, “Neden yaptın, hiç mi vicdanın sızlamadı?” sorusuna ise “İyi yaptım, pişmanlık duymuyorum. Hadi, yürü lan!” diye cevap verdi. https://t.co/KCuvfnR2C0 pic.twitter.com/mqBQNRqRsG
— Ekol TV (@ekoltvv) June 26, 2025
Sameti i telefonoi Oyans të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin për të folur. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 19-vjeçari nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh.
19-vjeçari u largua me makinën e të atit, ndërsa qytetarët që dëgjuan përleshjen njoftuan policinë. 18-vjeçarja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.
Policia kontrolloi zonën dhe arrestoi 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij. Autori i krimit që kishte abuzuar seksualisht me Ogian u arrestua dhe u dërgua në burg. Sipas Ekol TV, autori i krimit u dërgua në prokurori dhe kur një gazetar e pyeti pse e vrau Ogian, ai u përgjigj “Nuk pendohem, largohu!”.
Gjyshi i Oyas, Orhan Budak , tha se mbesa e tij ishte abuzuar seksualisht nga një koleg dhe se familja mësoi për shtatzëninë pas fejesës.
Top Channel