
Mesfushori i talentuar Ardon Jashari ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u transferuar te gjigandët italianë të Milanit, pavarësisht ofertave nga Premier League.
Sipas asaj që shkruan Fabrizio Romano, futbollisti me origjinë shqiptare ka informuar klubin e tij aktual, Club Brugge, për synimin për të bërë hapin e madh në karrierë drejt Serie A.
Megjithatë, negociatat mes klubeve nuk kanë arritur ende në një marrëveshje. Club Brugge ka refuzuar dy ofertat e para nga “kuqezinjtë”, duke kërkuar më shumë se 27 milionë euro plus 5 milionë bonuse, shuma e ofertës më të fundit të bërë nga Milani.
Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me Milanin që mbetet i vendosur për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit që shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen.
Top Channel