Zyrtare/ “Një kapitull i ri fillon”, Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen: Le të bëjmë historinë

26/06/2025 16:10

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në vitin 2027.=

Drejtori sportiv i Al Nassr, Fernando Hierro, kishte deklaruar në maj se klubi ishte i interesuar të mbante Ronaldon, duke zbuluar se kishte konkurrencë për firmën e portugezit.

Këto deklarata erdhën pasi vetë Ronaldo, 40 vjeç, kishte lënë të kuptohej se ndeshja e fundit e sezonit ndaj Al-Fateh mund të kishte qenë paraqitja e tij e fundit me fanellën e Al Nassr.

Megjithatë, me firmosjen e kontratës së re, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka hedhur poshtë çdo zë për një largim të mundshëm, duke konfirmuar besnikërinë ndaj klubit të tij aktual.

“Një kapitull i ri fillon”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale. “I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori.”

Top Channel