
24/07 15:18
Në kushtet kur zjarret kanë filluar të pushtojnë sipërfaqe të tëra me pyje në të gjithë vendin, zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes.
Një pakujdesi e vogël mund të ketë pasoja shumë të mëdha në komunitet. Edhe pse temperaturat janë shumë të larta, në asnjë rast ato nuk janë shkak për ndezjen e zjarrit.
Të pakta janë rastet kur zjarrvënësit kanë marrë dënimet e merituara për dëmet e shkaktuara në komunitet.
Në këtë drejtim nevojitet dorë e hekurt e drejtësisë.
Sa i përket bashkisë së Elbasanit situata e zjarreve paraqitet deri tani e qetë pa raste të mëdha e të rënda.
Në të gjitha njësitë administrative janë zhvilluar takime për aktivizimin e strukturave vullnetare.
Top Channel