
Numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë sa vjen e shtohet, me më të fundit që ishte ai kur tre të mitur që po lëviznin me monopatë, u përplasën nga një automjet në kryeqytet.
Eksperti autoteknik, Alfred Hasanaj, shpjegoi në “Top Story” rastet dhe pasojat fatale të aksidenteve.
Ai paraqiti raste të simuluara kur automjetet përplasin këmbësorë, biçikleta ose me njëra-tjetrën.
“Në muajin prill, në mos gabohen kanë qenë 112 aksidente. Numër shumë i lartë. ne vendosëm që të bënim një ditë kombëtare ndërgjegjësimi për aksidentet. Simuluam situata reale. Automjeti futet me semafor të kuq dhe biçikleta nuk qarkullon në korsinë e dedikuar, por futet në mes të rrugës. Ky është rasti real që po analizohet në prokurori.
Nëse do ta themi pak thjesht, nëse një automjet përplas një këmbësor me shpejtësi 40 km në orë, është sikur një këmbësor hidhet nga kati i tretë, ndërsa kur është me 80 km në orë, është sikur bie nga kati i katërt.
Në këto ditë, ne kemi bërë testime me automjete-biçikletë, automjete-këmbësor, automjet-automjet”, u shpreh eksperti Hasanaj.
Top Channel