
Skënder Brataj, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story në Top Channel, ka folur në lidhje me rrezikun e monopatinave dhe aksidenteve që shkaktohen prej tyre ose ndaj tyre.
Ai u ndal dhe te aksidentimi i tre të rinjve me monopatin, në kryeqytet.
“Ne kemi thënë gjithmonë, po dëmtove kokën, je në mëshirë të fatit në kuptimin që nëse është një hemorragji cerebrale, nuk ke çfarë i bën. Rasti i fundit, fatmirësisht nuk ka hemorragji cerebrale. Njëri prej tyre është në gjendje pak më të rëndë, por pa rrezik për jetën”, u shpreh kreu i Urgjencës.
Por sa të rrezikshme janë këto mjete?
“Dëmi nga këto mjete është i lartë, po shtohet numri, po sofistikohen si mjete, ecin me shpejtësi, dhe nuk dihet se çfarë detyrimi ligjor ka ai që e përdor, që nuk kanë patentë, dhe je në këmbë, dhe nëse bie, bie në një plan të ngurtë.
Nuk mund t’i ndalosh këto mjete, por menaxhim dhe kontroll. Ndërkohë edhe nga biçikletat kemi shumë dëmtime”, u shpreh ai.
Top Channel