Përfundon një tjetër shkollë, hapet në shtator shkolla 9-vjeçare në fshatin Komsi! Rama: Punë për të garantuar kushtet dinjitoze

26/06/2025 14:30

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shkollës 9-vjeçare “Ali Metra” në fshatin Komsi të Burrelit, në të cilën kanë përfunduar punimet.

Sipas tij shkolla do të presë në shtator nxënësit. Rama shton se po vijon puna për të garantuar kushte dinjitoze për mësim.

“Shkolla 9-vjeçare “Ali Metra” në Komsi është gati të hapë dyert në shtator me kushte dinjitoze falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Matit📚🧑‍🏫👩🏻‍🏫🧑🏻‍💻👩🏻‍💻⛹️‍♀️⛹️Po investojmë për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore🤝🇦🇱”, shkruan Rama.

Top Channel