
14 Muaj pas krijimit komisioni i posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në demokracinë e vendit, e ka një produkt final strategjinë kombëtare 2025-2030.
Erion Brace i bëri një përmbledhje shtyllave kryesore të strategjisë e cila do ti shkoj për votim parlamentit.
“Strategjia Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030 është dokumenti i parë gjithëpërfshirës në Shqipëri që adreson drejtpërdrejt fenomenet e FIMI. Ajo synon të përcaktojë një platformë të unifikuar veprimi, ku përfshihen objektivat, prioritetet dhe masat kryesore për mbrojtjen e shtetit, shoqërisë dhe qytetarëve nga ndërhyrjet e huaja keqdashëse, përfshirë dezinformimin.
Strategjia respekton plotësisht shtetin e së drejtës dhe liritë kushtetuese – ajo mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë”, tha Erion Braçe.
Sipas Erion Braces kjo strategji lidhet ngushtësisht me sigurinë Kombëtare.
“OBJEKTIVI I: Ngritje dhe konsolidim i kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore. Përforcimi i mbrojtjes ligjore dhe mekanizmave të monitorimit për proceset zgjedhore.
Rritja e transparencës dhe krijimi i mekanizmave për mbikëqyrjen e financimeve politike.
Forcimi i përgjegjësisë dhe koordinimi ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.
OBJEKTIVI II: Mbrojtja e Sigurisë Kombëtare nga ndërhyrjet e huaja keqdashëse
OBJEKTIVI III: Mbrojtja e ekonomisë kombëtare dhe sektorëve të tjerë kritike
Përforcimi i kuadrit ligjor dhe praktikës për mbrojtjen nga ndërhyrjet e huaja në investime strategjike dhe infrastrukturë kritike
Adresimi i kërcënimeve ndaj sektorëve strategjikë dhe sistemit financiar të ekonomisë
OBJEKTIVI IV: Mbrojtja dhe forcimi i lirisë së shprehjes, lirisë së medias, si dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit publik kundër dezinformimit
Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të luftuar dezinformimin
Mbështetja e gazetarisë investigative dhe kërkimit të pavarur të fakteve në luftën kundër dezinformimit
Promovimi i informacionit të besueshëm, rritja e ndërgjegjësimit e edukimit mediatik, si dhe fuqizimi i aftësive digjitale të qytetarëve, me qëllim forcimin e rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit”, shpjegon Braçe.
Kjo strategji është produkt i kontributin e ekspertëve, shoqërisë civile dhe mbështetjen teknike të OSBE dhe BE-s.
Top Channel