
Ekspertët kanë ngritur alarmin në “Top Story” për përdorimin e monopatinave nga çdo moshë, pa respektuar asnjë kod rrugor.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se gjithnjë e më shumë, këto mjete po përdoren nga adoleshentët si argëtim për gara, dhe kjo situatë me aksidentet, po kthehet në emergjencë kombëtare.
“Për adoleshentët është argëtim, bëhen gara. Këto gara janë dhe fatale, aksidente pafund. Ka kalimtarë që po vdesin çdo ditë, në vija të bardha. Kemi kaos total për disiplinimin rrugor.
Masat nuk po japin efektin e duhur, kjo është emergjencë kombëtare. Numri i aksidenteve nuk është ulur. Ky lloj mjeti nuk pranon disnivel rrugor. Nuk kam parë një shqiptar që ecën me biçikletë dhe të ngrejë dorën për krahun e lëvizjes”-u shpreh Karamuço.
“Neni 47 nuk e përmend fare skuterin. Këto po qarkullojnë më shumë se motorat. Për motorat kërkojnë letra e kasë mbrojtëse, monopatinat nuk po kontrollohen. Të gjitha pasojat e aksidenteve vijnë nga mungesa e kaskës mbrojtës”-u shpreh Alfred Hasanaj, ekspert rrugor.
Top Channel