
Interi festoi kualifikimin në 16-shen e fundit të Kupës së Botës për Klube si kryesuesi i grupit të tyre falë një fitoreje 2-0 ndaj River Plate në një ndeshje mjaft të tensionuar që pati 7 kartonë të verdhë dhe 2 kartonë të kuq.
Ndeshja arriti kulmin në minutat e fundit të saj pas një përleshje midis dy mbrojtësve të krahut Marcos Acuna i River Plate dhe Denzel Dumfries i zikaltërve, të cilët patën përplasje gjatë gjithë ndeshjes.
Për të parandaluar degradimin e situatës, shumë lojtarë të Nerozzurrëve nxituan ta ndalonin holandezin, përfshirë trajnerin e tij Cristian Chivu, i cili me duke vrapuar me shpejtësi nga pankina, hyri në fushë për të qetësuar lojtarët.
Thashethemet për një fyerje raciste nga Acuna u mohuan edhe nga vetë Dumfries, në intervistën që holandezi dha pasi mbaroi ndeshja, por nga ky rast na vjen në mendje një precedent në Kupën e Botës 2022, kur në çerekfinalen emocionuese midis Argjentinës dhe Holandës, shpërtheu një përleshje verbale mes dy mbrojtësve pas fitores së kombëtares argjentinase me penallti.
Top Channel