Video/ Kamioni mbetet pezull pas shembjes së urës nga stuhia në Kinën jugperëndimore

25/06/2025 16:42

Momente ankthi në Kinën jugperëndimore kur një kamion u gjet i varur nga një urë e shembur në provincën Guizhou, pas shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën rajonin të martën.

Videot e postuara në mediat sociale kapën momentin prekës kur një kalimtar u përpoq të ndihmonte shoferin, i cili ishte bllokuar në kabinën e automjetit. Ndërkohë, pamjet me dron të publikuara nga media shtetërore kineze treguan kabinën e kamionit të varur në mënyrë të pasigurt mbi një shkëmb.

Rajoni është goditur nga moti i keq, me reshjet e shiut në ditët e fundit të përshkruara si “një herë në tridhjetë vjet”, sipas autoriteteve shtetërore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë qytete dhe fshatra në Kinën jugperëndimore, sipas BBC.

Pavarësisht incidentit tronditës, autoritetet lokale njoftuan se shoferi u shpëtua nga shërbimet e emergjencës pa asnjë lëndim.

Shikoni videon:

Top Channel