
25/06 20:46
I pyetur nga gazetarët nëse kishte diskutuar me Zelenskyn për armëpushim gjatë një takimi para konferencës për shtyp në samitin e NATO-s, presidenti amerikan e mohoi.
Trump pranoi se ka pasur “kohë të vështira” në marrëdhëniet SHBA – Ukrainën, por thotë se Zelensky “ishte shumë i sjellshëm”.
Trump thotë se mijëra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët e luftës dhe ai beson se Zelensky dëshiron që konflikti me Rusinë të përfundojë.
Presidenti i SHBA deklaroi do të flasë me Putinin për të “parë nëse mund ta përfundojmë luftën”.
Top Channel