Trump i etiketoi fëmijë, shefi i NATO-s për reagimin e presidentit amerikan: Babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër

25/06/2025 14:22

Gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka reaguar në lidhje me etiketimin që presidenti amerikan Donald Trump i vuri Iranit e Izraelit. 

Trump i krahasoi dy shtetet që u përfshinë në konflikt si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”.

“Ata luftojnë si ferr. Nuk mund t’i ndalosh. Lëri të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”, tha ai.

Duke iu referuar përdorimit të etiketimit të Trump, Rutte tha: “Dhe pastaj babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”.

“Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër, herë pas here, duhet të përdorësh një fjalë të caktuar”, shtoi më tej ai.

Top Channel