
Rinumërimi i kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por ç’ka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 419 vota, ndërsa PS-së 315 vota.
Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 37 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa Lëvizja Bashkë 33 vota.
Subjekteve që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 28 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 5 vota.
Top Channel