Lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky: Na duhet më shumë mbrojtje ajrore
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se regjimi iranian mund të përmbyset vetëm me një grusht shteti nga brenda vendit dhe se nëse do të ishte e mundur që Izraeli ta bënte këtë, atëherë do të vazhdonte operacionet.
Konkretisht, kryeministri izraelit deklaroi në një mbledhje të kabinetit të mërkurën se “ne e konsideronim të rëndësishme të minonim regjimin iranian në kohën që kishim në dispozicion dhe nëse do të kishte vlerësime se kjo ishte e mundur, ne do të vazhdonim”.
Megjithatë, ai tha se “një grusht shteti i tillë duhet të vijë nga brenda Iranit.
“Regjimi ka frikë nga izraelitët dhe amerikanët, por mbi të gjitha ka frikë nga populli i vet. Ne duhet të sigurohemi që regjimi në Teheran të mos kthehet tek ne”, tha kryeministri.
Netanyahu tha diku tjetër se Izraeli kishte arritur “një fitore të madhe” në fushatën e tij kundër Iranit, pasi “kemi hequr dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale për vendin”.
Kryeministri izraelit vuri në dukje se gjatë vizitës së tij në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, paraqiti plane për një sulm ndaj Iranit me pjesëmarrjen amerikane, por edhe pa të.
“’Kjo është ajo që do të bëjmë, vendimi është i juaji’, u thamë atyre”, u shpreh Netanyahu.
Izraeli nuk kërkoi “dritë jeshile”, vazhdoi Netanyahu, duke shtuar se Trump u përfshi dhe vendosi të kryente sulmet.
“Kam pasur biseda me të pothuajse çdo ditë, si dhe biseda me Sekretarin tonë të Shtetit, Ron Dermer dhe zëvendëspresidentin të SHBA-së, J.D. Vance, Sekretarin të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe me të Dërguarin Special të SHBA-së, Steve Ëitkoff. Pati koordinim maksimal, i cili u bë koordinim operativ”, përfundoi kryeministri izraelit.
Top Channel