“Programi bërthamor i Iranit është eliminuar plotësisht”, sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kjo i solli iranianët në tryezën e negociatave

25/06/2025 18:04

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, këmbënguli në qëndrimin se programi bërthamor i Iranit tani është eliminuar, duke thënë se kushdo që nuk është dakord… mund të shkojë dhe të bëjë kërkimet e veta.

Me Donald Trump në krah, ministri amerikan sulmoi një raport të inteligjencës amerikane që thotë se programi bërthamor i Iranit mund të mos jetë shkatërruar, siç pretendon presidenti dhe stafi i tij.

Ai tha se raporti u karakterizua si “besim i ulët” sepse “të gjitha provat janë varrosur nën një mal, të shkatërruara dhe të zhdukura”.

Për këtë arsye, shtoi ai, “nëse doni të bëni një vlerësim të asaj që ndodhi në Fordow, më mirë të merrni një lopatë të madhe dhe të gërmoni shumë thellë, sepse programi bërthamor i Iranit është eliminuar.

Ai gjithashtu pretendoi se kjo është arsyeja pse iranianët erdhën menjëherë në tryezën e negociatave “sepse aftësitë e tyre bërthamore janë përmbysur përtej asaj që mendonin se ishte e mundur”.

Ai gjithashtu vlerësoi Donald Trump, duke thënë se kjo ndodhi “për shkak të guximit të një udhëheqësi që udhëhoqi trupat tona, pavarësisht asaj që duan të thonë lajmet e rreme”.

Top Channel