
Chesea e ka mbyllur me fitore Grupin D, duke mundur 0-3 skuadrën afrikane të Esperanc Tunis.
Sfida, e cila ishte vendimtare për fatin e “Bluve” në këtë kompeticion, u zhbllokua në shtesën e pjesës së parë me anë të Tosin dhe pas dy minutash realizoi golin e parë me londinezët sulmuesi Liam Delap.
Në fundin e takimit erdhi radha edhe e talentit George, i cili vulosi përfundimisht takimin.
Në sfidën tjetër, Flamengo e mbylli me një barazim Grupin D me Los Angeles FC, me ekipin brazilian që e kishte siguruar prej kohësh vendin e parë.
Gjithsesi, fati nuk i buzëqeshi shumë ekipit të Felipe Luis, i cili në 1/16-at do të ndeshet me Bayern Munchen, ndërsa Chelsea do të ketë përballë Benfican, sfida të cilat do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel