Inside Story/ Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë
Në rrëzë të fshatit Gjonçaj në Fier, aty ku nis një prej fushave më pjellore të Myzeqesë, është ngritur një prej veprave më të mëdha vaditëse që devijon ujin e lumit Vjosa.
I ndërtuar në vitin 1956 nga ish të burgosur politikë, kanali vaditës Vjosë-Levan -Fier, ushqen me ujë rreth 20 mijë hektarë të kësaj zone.
Me një gjatësi prej 31 km dhe 6 porta, ai i merr Vjosës, plot 2.3 mln m3 ujë në vit dhe çan mes për mes fushat e një sërë fshatrash, të cilët mbijetojnë vetëm falë bujqësisë.
I konsideruar lumi i fundit i egër në Europë, shpallja e Vjosës park kombëtar në vitin 2023 ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj zone dhe rrezikon të ndezë një konflikt të ashpër social.
Statusi i mbrojtjes strikte që tashmë gëzon Vjosa, e ndalon në mënyrë kategorike devijimin e ujit, pasi një park lumor nuk ka kuptin nëse i cënon prurjet. Qoftë ky, edhe për nevoja kaq jetike siç është vaditja.
Si pasojë e këtij statusi të ri, plani i menaxhimit që ofron instrumentat ligjor për mbrojtjen e kësaj pasurie të madhe si Vjosa, sugjeron që ky kanal të mbyllet brenda 15 viteve të ardhshme. Banorët e zonës, të cilët e kanë të lidhur jetën me lumin dhe bujqësinë, thonë se nëse iu merret uji, atyre u pritet burimi i jetesës.
‘Nëse na merret uji, kjo do të thotë vdekje për ne’-u shpreh banori.
Sipas fermerëve, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është marrja e ujit nga Vjosa, pasi zona nuk ka burime të tjera ujore.
Top Channel