Inside Story/ Ujërat e zeza të Tepelenës derdhen në shtratin e kristaltë të Vjosës

25/06/2025 22:04

Në Tepelenë, aty ku Vjosa krijon një ndër pamjet më spektakolare të rrjedhës së saj, ujërat e zeza të qytetit derdhen të patrajtuara në ujërat e kristalta.

Ky është tubacioni që mbledh ujërat e papërpunuara të të gjithë qytetit, të cilat përfundojnë në Vjosë, lumin me të cilin mburren.

‘Ujërat e patrajtuara çfarë nuk kanë brenda. Kanë fekale koliform, që janë patogjene, baktere që krijojnë probleme shëndetësore. Kanë shumë lëndë organike, ujërat e Drinos Shushicë dhe Vjosës, janë të ngarkuara me ujëra të ndotur..,po të shkoni në lumë shikoni alga në sasi të madhe që tregojnë ndotje që janë ngarkesa azoti dhe fosfori.

Ato nuk janë të dëmshme në vetvete por në disa raste mund të jenë edhe helmuese’ u shpreh Aleko Miho, biolog
‘Ujërat e zeza kanë një gamë të jashtëzakonshme ndotësish duke filluar që tek metalet e rënda, japin ndikim kryesor në prishjen e cilësisë së ujit dhe ndikim ekologjik i të gjithë rrjedhës së lumit’ u shpreh Kristi Bashmilli, studiues mjedisor.

Si pasojë ekspertët kanë evidentuar që në disa pjesë ujërat e këtij lumi janë të ndotur.

Top Channel