
E konsideruar shtëpia e 1725 llojeve të ndryshme bimësh dhe kafshësh, lumi Vjosa buron nga malet e Pindit në Greqi dhe ka një gjatësi prej 275 km nga të cilat 190 km rrjedhin nëpër territorin shqiptar.
‘Shkencëtarët thonë që kjo është vetëm maja e ajsbergut, 45 janë raportuar për herë të parë për Shqipërinë dhe 4 prej tyre janë konsideruar të reja edhe për shkencën. Që do të thotë për sa kohë nuk janë zbuluar ende në ndonjë vend tjetër ekzistojnë vetëm në Vjosë dhe mjafton vetëm kaq që ky ekosistem të merret në mbrojtje dhe të menaxhohet në mënyrë efektive’ u shpreh Olsi Nika, Olsi Nika, hidrolog/ ECOALBANIA.
Është kjo arsyeja që qendra kërkimore e ngritur në Vjosë gëlon nga studiues nga e gjithë bota. Gjatë vizitës grupi i xhirimit të Inside Story takoi një grup studiuesish nga Austria që po monitoronin insektet. Të impresionuar nga kërkimet ata shpresonin të gjenin specie të rralla.
Për shkak se ajo rrjedh në mënyrë të natyrshme, lugina dhe lumi i Vjosës konsiderohet një nga ekosistemet bregore më të jashtëzakonshme në Ballkan e më gjerë. Baseni ujëmbledhës i Vjosës është shumë më i madh dhe përllogaritet të jetë rreth 40 mijë ha, por vendimi mbron një sipërfaqe prej 12.727 hektarësh. Nga kjo, 93% e sipërfaqes gëzon mbrojtje strikte.
Top Channel