Këtë të martë, në kalatën numër 5 të Portit të Durrësit ka mbërritur superjahti luksoz “Andromeda”, një nga mjetet më të mëdha lundruese private në botë, me një tonazh prej 5937 GT dhe 107.4 metra i gjatë.

Jahti është në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Milner, një emër i njohur në botën e teknologjisë dhe investimeve, i cili ka kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e disa prej kompanive më të mëdha globale si Facebook, Twitter, Airbnb, Spotify, Alibaba, Wish etj.

“Andromeda” ka dhe një pistë helikoptermbajtëse dhe hangar për helikopter duke e bërë të përshtatshëm për ekspedita në zona të largëta. Ai është ndalur në Durrës për t’u furnizuar me 250 mijë litra naftë, përpara se të vazhdojë lundrimin drejt Dubrovnikut, në Kroaci. Nga afro 5 orë qëndrim në kalatë, shteti përfiton rreth 5 milion lekë (te rinj).

Para se të mbërrinte në Shqipëri, jahti ka ndaluar në brigjet e Sardenjës, në Itali, duke e shtuar Durrësin në itinerarin e tij në Mesdhe për të përfituar nga çmimi i ulët i karburantit për mjetet lundruese turistike që ofron vendi ynë.

Top Channel