
Telefonata e Mossad-it për gjeneralët iranianë: Jam ai që i ka dërguar kolegët e tu në ferr, ke 12 orë për të shpëtuar! (Dialogu i plotë)
24/06 22:32
Ish-kreu i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Genc Deromemaj, u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës.
Që prej vitit 2002, Deromemaj ka qene pjesë e Partisë Demokratike.
Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.
Nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë. Pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë.
Genc Deromemaj zëvendëson në krye të Kadastrës së Vlorës Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë dhe pas tij u komandua Paola Sullaj.
Top Channel