Donald Trump tregon bisedën telefonike me Putin: Më pyeti nëse më duhej ndihmë për Iranin, por unë i thashë që…

24/06/2025 15:46

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën ky i fundit i ka ofruar ndihmë për situatën me Iranin.

Por Trump thotë se i ka kthyer një përgjigje të prerë.

“Vladimir (Putin) më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë me Iranin. Unë i thashë: ‘Nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty për Ukrainën’”, tha Trump gjatë një bisede me gazetarët në bordin e Air Force One.

Trump shtoi se shpreson të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se dialogu me Putinin mbetet një element kyç në këtë drejtim.

Top Channel