
Një votë e shpallur e pavlefshme nga KAS, por që Asllan Dogjani pretendoi se i takonte atij, revoltoi demokratin, i cili iu kthye me një gjuhë të ashpër anëtarëve të komisionit.
Tensioni agravoi më tej, kur anëtari i KAS, Ilir Rusmajli, tha se do thërriste policinë.
Deputeti i Partisë Demokratike ngriti dyshime edhe për rinumërimin që po vijon prej ditësh, i kërkuar nga vetë demokratët.
Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
Rusmali: Do thërras policinë
Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani.
Top Channel