Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

23/06/2025 20:49

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër disa media kryesore amerikane, duke i akuzuar për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me sulmet ndaj bazave iraniane.

Në një koment të fundit, Trump deklaroi se objektivat që Shtetet e Bashkuara goditën në Iran janë shkatërruar plotësisht dhe se vetëm “lajmet e rreme” përpiqen të mohojnë këtë fakt.

“Objektivat që goditëm në Iran janë shkatërruar plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm lajmet e rreme thonë diçka tjetër për të na poshtëruar, sa më shumë që të jetë e mundur – dhe madje edhe ato pranojnë se janë ‘shkatërruar praktikisht’!”, tha Trump, duke iu referuar drejtpërdrejt mediave si CNN, ABC News dhe NBC News.

Në fjalimin e tij, Trump sulmoi edhe figura kryesore të këtyre rrjeteve, duke përmendur presidentin e Comcast Brian L. Roberts dhe gazetarin Jon Karl të ABC, si dhe duke i quajtur “budallenj” dhe “humbës” për vlerësimet e ulëta të audiencës dhe besueshmërisë së tyre.

Komentet e Presidentit vijnë në një kohë kur raportimet për efektet e sulmeve ndaj bazave iraniane po shkaktojnë debat dhe polarisje të madhe në Shtetet e Bashkuara, duke nxitur reagime të ndryshme nga zyrtarë dhe media.

Top Channel