Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

23/06/2025 20:06

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi deklaratën e ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili tha se Rusia është e gatshme të furnizojë Iranin me pjesë armësh bërthamore.

“E dëgjova ish-Presidentin, Medvedev, nga Rusia, duke hedhur me indiferencë fjalën “N” (Bërthamore!) dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do ta furnizojnë Iranin me armë bërthamore? A e tha vërtet këtë apo është thjesht një pjellë e imagjinatës sime?”, shkroi presidenti amerikan.

Më pas ai vazhdoi, duke e futur Putinin në “lojë”: “Nëse e tha këtë, dhe nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni, MENJËHERË. Fjala “N” nuk duhet të përdoret kaq. Mendoj se kjo është arsyeja pse Putin është ‘SHEFI’”.

Trump më pas lavdëroi pajisjet ushtarake të vendit të tij në lidhje me sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

“Meqë ra fjala, nëse dikush mendon se ‘pajisjet’ tona ishin të shkëlqyera gjatë fundjavës, deri tani pajisjet më të fuqishme dhe më të mira që kemi, 20 vjet përpara të tjerëve, janë nëndetëset tona bërthamore. Ato janë armët më të fuqishme dhe vdekjeprurëse të ndërtuara ndonjëherë, dhe sapo qëlluan 30 Tomahawk. Të 30 goditën objektivin e tyre në mënyrë të përsosur. Pra, përveç pilotëve tanë të shkëlqyer luftarakë, faleminderit kapitenit dhe ekuipazhit!”, përfundoi në postim presidenti.

Top Channel