Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Tregoni kujdes, qëndroni në kontakt me përfaqësitë tona diplomatike

23/06/2025 20:32

Pas situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lëshon një njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881

Top Channel