Ngrihet alarmi se mund të goditet selia e Komandës Qendrore e SHBA-së në Katar, pezullohet përkohësisht trafiku ajror

23/06/2025 18:26

Katari ka pezulluar përkohësisht trafikun ajror.

BBC ka mësuar se ekziston një “kërcënim i besueshëm” ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit, e drejtuar nga SHBA-të, në Al-Udeid të Katarit.

Sipas informacioneve, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe baza ajrore ndodhet në një gjendje të lartë gatishmërie.

Mendohet se kërcënimi vjen nga një sulm i mundshëm me raketa nga Irani.

Al-Udeid është një bazë e madhe pranë kryeqytetit Doha dhe shërben si selia e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) për të gjitha operacionet ajrore në Lindjen e Mesme. Në këtë bazë shërbejnë gjithashtu edhe trupa britanike në rotacion.

Top Channel