Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e sotme në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel