“Këtë vit besohet të hapen të gjitha grupkapitujt për negocim”, Gonzato: Kuvendi luan rol kyç gjatë negociatave me BE

23/06/2025 11:51

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të portalit e-Legjislacioni.

Gjatë fjalës ai theksoi se këtë vit Shqipëria besohet se do të hapë të gjitha grupkapitujt për negocim.

Gonzato: Është shumë i rëndësishëm për negociatat legjislacioni, edhe me kapitullin që ka të bëjë me grupkapitullin e udhërrëfyesit të institucioneve demokratike. Hapi i parë i rëndësishëm për të përmbushur. Ky ka qenë hapi i parë i rëndësishëm për të përmbushur pavarësinë e këtij institucioni. Kuvendi të luajë rolin e vet kyç gjatë negociatave me BE, por edhe më pas kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar, edhe ne do të luajmë pjesën tonë delegacioni i BE dhe për këtë kam kënaqësinë të them që kemi një projekt që do të jetë BE për demokracinë që do të jetë i përqendruar në 4 aspekte.

I pari do të ketë të bëjë me qeverisjen apo menaxhimin, i dyti me përmirësimin e mekanizmave negociues, e treta me fuqizimin e shoqërisë civile dhe medias. Sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE ne kemi arritur në një moment kyç pasi Shqipëria sivjet besohet që do të hapë të gjitha grupkapitujt për negocim, mundësi kjo që të modernizohen institucionet dhe të fuqizojë demokracinë.

Top Channel