“Kemi kryer sulmin më të madh deri më sot në Teheran”, zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Lista e objektivave është e gjatë

23/06/2025 21:58

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin tha se Izraeli sapo ka kryer sulmin më të madh në Teheran deri më sot, tha të hënën.

Pesëdhjetë avionë izraelitë dhe 100 municione goditën pozicionet ushtarake iraniane dhe infrastrukturën e sigurisë së brendshme të Iranit, tha zëdhënësi.

Defrin, i cili po fliste para se Irani të niste një sulm ndaj një baze amerikane në Katar, tha gjithashtu se ushtria izraelite po intensifikon sulmet e saj kundër lëshuesve të raketave tokësore të Iranit dhe po thellon goditjet ndaj tyre.

“Sa më shumë që i thellojmë sulmet, aq më shumë e zvogëlojmë aftësinë e tyre për të lëshuar raketa drejt nesh”, tha ai.

Ai tha se Izraeli është gati të thellojë sulmet në Teheran dhe se ende ka një listë të gjatë objektivash.

Kur u pyet nëse Izraeli do t’i ndihmonte shtetet e Gjirit nëse Irani do t’u përgjigjej sulmeve të SHBA-së gjatë fundjavës, Defrin tha se Izraeli ishte në kontakt me partnerë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Top Channel