
Deputeti Erion Braçe ka denoncuar sërish publikisht rritjen e paprecedentë të çmimeve të perimeve dhe frutave në vend.
Ai shprehet se produktet e stinës janë me çmime shumë më të larta në Tiranë nga ajo që tregtohet nga bujqit.
“Tirana/5 sa të blesh të hënë është tmerr, mbase dhe çdo ditë tjetër; perimet e frutat janë shuuuumëëë shtrenjtë! Domate 110-130 lekë/kg, kastraveci 100-110 lekë/kg, bizele 300 lekë/ kg, mashurka 250-270 lekë/kg, speca 150 lekë/kg, qershi 650-1000 lekë/kg, nektarinë 280-300 lekë/kg, shalqi 50-60 lekë/kg;të gjitha janë perime e fruta të stinës;dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin çmime të tjera, çmime të drejta! Jooooo, nuk janë arsyet abuzimi me çmimet; po ju marr veç shalqirin-dje, shitej në Divjakë me 23 lekë/kg; 60 lekë/kg është thuajse tre herë më shtrenjtë dhe ky është abuzim skandaloz! çfarë propozoj unë?- zhbërjen e tregut të autostradës; abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti;- hapjen e tregjeve publike për bujqit-jo tregtarët; të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzive;
– barazimin e tvsh-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% më të shtrenjta koooot; fiskalizim nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt; dikush duhet t’i thotë ministrit të Financave se zgjedhjet mbaruan, Erion Braçe nuk është më deputet në Lushnjë dhe kokëfortësia jote banale po vijon të bëjë më të shtrenjta perimet e frutat; e fundit, kontroll mbi qiratë e ambienteve tregtare-frutave e perimeve në këtë qytet, po abuzohet tmerrësisht me to.
2. Struktura e prodhimit; prodhimi i perimeve po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek serat, jo të gjitha të përshtatshme për t’u punuar në temperatura të larta-sezoni i tanishëm, të ulëta-sezoni i dimrit; në të dy këto ekstreme sasia e prodhimit bie ndjeshëm; vuajtja e bimëve dhe e bujqve është e madhe. Duhet t’i rikthehemi fushës, prodhimit në të, veçanërisht në zona me kushte moti krejt të tjera e të përshtatshme për punë e prodhim; doemos që duhet ndihme për këtë.
3. Ndryshimi i klimës; ndryshimi i klimës po shoqërohet me kthime të papritura të motit dhe ngjarje ekstreme që mbi të gjitha godasin pa kthim prodhimin bujqësor; këto ngjarje po bëhen thuajse periodike, thuajse të përvitshme duke goditur prodhimin-qershinë këtë vit edhe një herë, por mbi të gjitha duke dekurajuar bujkun të merret me prodhim; ne nuk po merremi me ndryshimin e klimës dhe përshtatjen dhe mbrojtjen e prodhimit me këto ndryshime; duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë- janë punët e zotit; dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg”, ka shkruar Braçe.
Top Channel