“Trump bëri shkelje të rëndë Kushtetuese”/ Senatorët demokratë kritikojnë vendimin e presidentit amerikan për të sulmuar Iranin: S’mund të veprojë pa miratimin e Kongresit

22/06/2025 10:23

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm”, sulmin e SHBA-së.

Tani ka një rrezik të madh që konflikti në mënyrë të shpejtë mund të dalë nga kontrolli, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën. Duhet të evitohet spiralja e kaosit. Nuk ka zgjidhje ushtarake. Mënyra e vetme është diplomacia. Shpresa e vetme është diplomacia”, shkroi Guterres në platformën “X”.

Në SHBA, senatorët demokratë e kanë kritikuar vendimin e Trumpit për sulmin ndaj Iranit pa marrë aprovimin paraprak nga Kongresi.

Senatori demokrat Bernie Sanders tha se Trump bëri “shkelje të rëndë Kushtetuese”. “Autoriteti i vetëm që mund ta çojë këtë vend në luftë është Kongresi i SHBA-së. Presidenti nuk e ka këtë të drejtë”, tha Sanders.

Nga ana tjetër, kongresistët republikanë kanë përkrahur vendimin e Trumpit.

Top Channel