Këtë të diel, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në jug të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu e afatshkurtra në formë pikash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë. Ndërsa temperaturat gjatë ditës do të luhaten nga 30 deri në 35 gradë Celsius.

Top Channel