
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është shumë afër përmbushjes së qëllimeve të tij në Iran për të eliminuar kërcënimet e raketave balistike dhe programit bërthamor.
Në një prononcim për mediat izraelite, ai tha “Ne nuk do t’i ndjekim veprimet tona përtej asaj që është e nevojshme për t’i arritur ato, por gjithashtu nuk do të përfundojmë shumë shpejt. Kur të arrihen objektivat, atëherë operacioni është i përfunduar dhe luftimet do të ndalen.”
Më tej ai shtoi “Nuk kam asnjë dyshim se ky është një regjim që dëshiron të na zhdukë dhe për këtë arsye ne ndërmorëm këtë operacion për të eliminuar dy kërcënimet konkrete për ekzistencën tonë: kërcënimin bërthamor, kërcënimin e raketave balistike. Ne po ecim hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Jemi shumë, shumë afër përfundimit të tyre”.
Top Channel