
Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë.
Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje për një cigare mes dy adoleshentëve, të cilët nuk njiheshin më parë dhe ishin duke lëvizur me grupet e tyre shoqërore të moshës 15-20 vjeç.
Incidenti ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës, pas pjesëmarrjes së tyre në një festival lokal të qitjes. Hetimet paraprake tregojnë se e dyshuara goditi viktimën në qafë me thikë në stacionin e trenit. Sipas policisë, e reja ka qenë më parë nën hetim për vepra të ndryshme, përfshirë dëmtime trupore dhe krime kundër pronës.
Ekspertët e kriminalistikës kaluan orë të tëra në vendngjarje duke mbledhur prova dhe gjetën armën e krimit pranë skenës së ngjarjes. Një njësi speciale e hetimeve penale nga Ansbach mori përsipër çështjen, ndërsa një gjykatës në Nürnberg nxori urdhër-arrest për 19-vjeçaren për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë.
Ngjarja ndodhi pranë vendit ku pak ditë më parë një peshk i madh u përfshi në një incident të veçantë, duke plagosur disa pushues dhe u qëllua për vdekje nga policia. Hetimet për këtë rast vijojnë.
Top Channel