Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të Himarës në afërsi të fshatit Pilur, prej më shumë se 15 orësh.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era, ka përparuar duke djegur shkurre por dhe pemë që ndodhen në atë zonë, por duke u ngjitur edhe me lart në mal. Nga mesdita e djeshme dhe në vijim rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile po luftojnë për ta shuar zjarrin. Por, terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga zona kodrinore dhe për këtë situatë është njoftuar dhe helikopteri, që këtë mëngjes nisi ndërhyrjen.

Ajo që ngelet me shqetësuese është tymi që përhapet në ajër dhe ky është një shqetësim për pushuesit. Zjarrfikësit shprehen se me shqetësues është humusi, i cili riaktivizohet kur fryn erë, ndaj punonjësit po e mbajnë në kontroll.

Top Channel