Kanabis në kanalet kulluese të Povelçës, kapet mat 48-vjeçari në Fier! Kujdesej për bimët bashkë me të atin

22/06/2025 09:47

Hapësirat pranë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë të Fierit, një 48-vjeçar, së bashku me të atin kishte vendosur t’i shfrytëzonte për kultivim kanabisi.

Eduart Gjikoli u kap nga policia, duke u kujdesur për bimët narkotike. Ai u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, u gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i autorit, 77-vjeçari E. Gjikoli, si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

Top Channel