
BBC raporton se ende nuk janë parë imazhe satelitore me rezolucion të lartë të vendeve të synuara nga SHBA-të në sulmet gjatë natës, por firma satelitore Maxar ka ndarë foto të kapura në ditët e fundit të uzinës së pasurimit të uraniumit në Fordow.
Maxar thotë se fotot, të kapura më 19 dhe 20 qershor, tregojnë “aktivitet të pazakontë kamionësh dhe automjetesh” pranë hyrjes së objektit ushtarak nëntokësor.
Në imazhin e mëparshëm, 16 kamionë mallrash është pozicionuar përgjatë një rruge hyrëse që të çon në hyrjen e një tuneli, dhe në imazhin e mëvonshëm, kamionët dhe buldozerët janë të dukshëm pranë objektit kryesor.
Gërmime të reja mund të shihen aty pranë, me shenja të punimeve dheu, duke përfshirë edhe brenda hyrjeve të tuneleve, duke treguar se Irani mund të ketë qenë duke u përpjekur të përforcojë kompleksin në pritje të sulmeve.
Një imazh i kapur të premten tregon gjithashtu mbrojtje të ndërtuara rishtazi në rrugë pak më shumë se një kilometër nga i njëjti vend, sipas Maxar.
Top Channel