Një aksident i rënde ka ndodhur në rrugën Vlorë – Selenicë në afërsi të fshatit Qishbardhë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një kamionçinë dhe një veturë e llojit Audi A3.

Dy automjetet janë përplasur përballë ku një prej personave pasagjerët në Audi ka mbetur i lënduar rëndë dhe është transportuar ne drejtim të spitalit të  Vlorës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për rastin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi N. H., 68 vjeç, duke drejtuar një mjet kamionçinë tip “Nissan”, është aksidentuar me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, drejtuesi Xh. Xh., si dhe pasagjeri në mjetin kamionçinë, shtetasi F. C., 61 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel