A po fsheh Donald Trump dosjet e Epstein? Akuza të forta nga Kongresi: Po krijon një perde tymi për të bllokuar publikimin 16/11 22:50
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmet e tyre në Iranin jugperëndimor.
“Më herët sot, afërsisht 30 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, nën drejtimin e inteligjencës nga Departamenti i Inteligjencës, sulmuan dhjetëra objektiva ushtarake në zonën Mahvaz në Iranin jugperëndimor me më shumë se 50 municione”, shkruajnë ata në X.
Një vendndodhje ushtarake ku ruheshin lëshues raketash dhe infrastrukturë tjetër ushtarake ishte në shënjestër, shtohet në deklaratë.
“IDF vazhdon të intensifikojë sulmet e saj ndaj aftësive ushtarake të regjimit iranian me qëllim ruajtjen e sigurisë së Shtetit të Izraelit“, thotë IDF.
Top Channel