A po fsheh Donald Trump dosjet e Epstein? Akuza të forta nga Kongresi: Po krijon një perde tymi për të bllokuar publikimin
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se festat zyrtare në SHBA po kushtojnë miliarda dollarë humbje në ekonomi.
Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, bërë pikërisht në ‘Ditën e Juneteenth’, një festë federale e re që përkujton fundin e skllavërisë, Trump shkroi: “Ka shumë festa në Amerikë. Po na kushton miliarda për t’i mbajtur bizneset të mbyllura”.
Ai shtoi se punëtorët nuk i dëshirojnë këto ditë pushimi dhe paralajmëroi se do keyë ndryshime nëse Amerika dëshiron “të bëhet përsëri e madhe”.
Megjithatë, ndikimi ekonomik për ditët e pushimit nuk është gjithmonë negativ, shkruan CNN.
Shumë sektorë, si tregtia, turizmi dhe shërbimet – përfitojnë ndjeshëm gjatë festave zyrtare, falë rritjes së konsumit dhe aktiviteteve promocionale. Edhe bizneset e vogla përfitojnë: një studim britanik tregoi se festat bankare sjellin fitime mesatare shtesë prej rreth 340 dollarësh për dyqanet e vogla.
Ndonëse pushimet kanë një kosto për disa sektorë, ato gjithashtu nxisin konsumin, përmirësojnë mirëqenien e punonjësve dhe mund të kontribuojnë në rritje ekonomike më të qëndrueshme në afatgjatë.
Top Channel