Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet, kryebashkiaku të vijojë gjyqin në gjendje të lirë
04/11 19:12
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur lirimin nga burgu të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski.
Teksa uron partneren dhe familjen e tij, Spiropali shpreson që ky moment të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri.
“Një lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas vitesh burgimi të padrejtë. Urime për miken tonë të dashur Sviatlana Tsihanouskaya dhe familjen e saj!
Shpresoj që ky moment të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shpresëdhënës drejt lirimit të të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”, ka reaguar ajo.
Top Channel