
Mediat iraniane kanë pranuar se një tjetër shkencëtar bërthamor ka humbur jetën në sulmet izraelite ndaj vendit, duke e çuar numrin zyrtar të të vdekurve në 10.
Vdekja e shkencëtarit Isar Tabatabei Ghomsheh u njoftua nga Universiteti Sharif i Teheranit, nga i cili ai ishte diplomuar. Buletini i universitetit tha se ai u vra “në fund të javës së kaluar në shtëpinë e tij me gruan e tij, Mansoureh Hajisalem”.
Nëntë shkencëtarë të tjerë bërthamorë iranianë kanë vdekur. Irani kishte konfirmuar më parë vdekjen e nëntë shkencëtarëve të tjerë bërthamorë.
Midis tyre ishin Fereydoon Abbasi, i cili ishte ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, i cili shërbeu si president i Universitetit Islamik Azad në Teheran. Abdolhamid Minouchehr, Ahmad Reza Zolfaghari dhe Amirhossein Feghhi ishin të gjithë anëtarë të stafit akademik në Universitetin Shahid Beheshti të Teheranit, të cilët gjithashtu u vranë. Akbar Motallebizadeh, Ali Bakaei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeed Borji janë vrarë gjithashtu.
Ndërkohë, Kanali 12 i Izraelit raportoi se Izraeli, si pjesë e “Operacionit Narnia”, vrau “njëkohësisht” 9 shkencëtarë bërthamorë iranianë dhe vrau shkencëtarin e dhjetë bërthamor iranian pak më vonë.
Top Channel