Sipas dietologëve më të famshëm në të gjithë botën, fibrat rezultojnë thuajse magjike kur vjen puna te procesi i rënies në peshë. Por, fatkeqësisht, ne nuk konsumojmë sa duhet këta elementë.

Mesatarisht një grua duhet të konsumojë 25-30 gramë fibra çdo ditë dhe kjo sasi përkon me 7 mollë, ose 12 kupa brokoli.

Nuk duhet të hamendësojmë shumë për të thënë që ju nuk e plotësoni këtë dozë, apo jo?! Marrja e sasisë së nevojshme të fibrave është thelbësore veçanërisht për procesin e dobësimit sepse fibrat, duke qenë se kanë nevojë për më shumë kohë tretjeje, ju mbajnë të ngopur për më gjatë.

Dhe sa më të ngopur të jeni, aq më i ulët do të jetë tundimi për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.

Një tjetër bonus që vjen me shtimin e fibrave në dietën tuaj, është se frutat, perimet dhe drithërat e shëndetshme, janë të pasura me fibra. Kështu që duke u munduar të plotësoni kuotën e fibrave në vend që të numëroni kaloritë, do të përfundoni duke bërë zgjedhje më të shëndetshme gjithsesi.

Duke qenë se 7 mollë në ditë janë disi shumë, strategjia më e mirë është që ta shpërndani dozën përgjatë ditës me ushqime të ndryshme.

Secili nga vaktet duhet të përfshijë të paktën 8 gramë fibra. Në vend të brumrave apo ushqimeve të shpejta mes vakteve, hani një dardhë ose një gjysmë avokado pasi secili prej tyre përmban 6 gramë fibra.

Top Channel