
Një gjykatë federale në SHBA ka bllokuar për një kohë të pacaktuar përpjekjet e administratës së presidentit Donald Trump për t’i hequr Universitetit të Harvardit të drejtën për të pritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë.
Gjykatësja Allison Burroughs zgjati një urdhër të përkohshëm të mëparshëm, duke penguar administratën të revokojë certifikimin e Harvardit në Programin e Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit – një hap që do të ndalonte praninë e studentëve të huaj në kampus.
Masa vjen mes sfidave ligjore ndaj vendimeve të administratës Trump, përfshi edhe shpalljen presidenciale që pezullon vizat për studentët e rinj ndërkombëtarë. Gjyqtarja ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar për këtë shpallje.
Top Channel