
20/06 21:15
Administrata Trump ka lëshuar sanksione të reja në lidhje ndaj Iranit, referuar konfliktit të armatosur me Izraelin.
Bëhet fjalë për dy kompani me seli në Hong Kong dhe sanksione që lidhen me luftën kundër terrorizmit, sipas një deklarate të postuar sot në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Sanksionet synojnë të paktën 20 kompani, 5 individë dhe 3 anije, sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit.
Prej rreth një javë, Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit.
Top Channel